Kthehuni tek Projektet

Rindërtimi i 35 banesave individuale dhe mobilimi i tyre në territorin e Bashkisë Mirditë

Projekti për rindërtimin e shtëpive individuale në zonat e prekura nga tërmeti synon ndërtimin e banesave me kosto të ulët dhe efikasitet energjie, duke ofruar një zgjidhje funksionale dhe të qëndrueshme për komunitetet në nevojë. Tipologjia e banesave përfshin modele njëkatëshe me 1, 2 ose 3 dhoma gjumi, me sipërfaqe përkatësisht 70 m², 80 m² dhe 105.1 m². Ndërtesat janë të ndërtuara me konstruksion beton-arme dhe tullë, të termoizoluara me sistem kapot dhe të mbuluara me çati çeliku me izolim termik. Hyrja e çdo shtëpie është e organizuar përmes një verande të përparme, ndërsa ambientet e brendshme janë të ndara në mënyrë kompakte dhe funksionale, duke përfshirë kuzhinë të pajisur, dhomë ndenjeje dhe tualet të plotë. Oborret e përparmë dhe të pasëm lidhen me hapësira të gjelbëruara dhe kopsht bujqësor, i cili mbështet vetëprodhimin ushqimor për banorët. Fasadat trajtohen me ngjyra të ndryshme sipas një palete të përcaktuar, duke përdorur materiale natyrore dhe elementë hijëzues për mbrojtje nga dielli. Ky projekt synon jo vetëm të sigurojë strehim të sigurt dhe dinjitoz, por edhe të promovojë një mënyrë jetese të qëndrueshme.

Galeria e projekteve

Kompania

© 2025 Ndregjoni SHPK. Të gjitha të drejtat të rezervuara.